Showbiz

Rihanna e Dua Lipa po rikthejnë diçka nga e kaluara

Flokët me figura, apo siç njihen ndryshe “pullat e flokëve” janë rikthyer përsëri, dhe këtë herë ato janë vendosur të jenë më të theksuara se kurrë.

Trendi i harruar i flokëve “Y2K” filloi të ngrihej në vitet e 90-ta, por dështoi para se të bëhej vërtet i madh. Por, industria e muzikës po punon shumë për ta rikthyer pamjen në një mënyrë të madhe.

Rihanna debutoi me flokët e stampuar kuqezi në një seri fotosh të postuara në llogarinë e saj në Instagram më 17 janar, për të vënë në pah koleksionin e saj të të brendshmeve Savage X Fenty “Dita e Shën Valentinit”. Ajo kombinoi kostume trupore të kuqe me dantella, me flokë me vija të forta, së bashku me mbishkrimin "Dita e Shën Valentinit është për mua ... por ju mund të shikoni".

Image

Menjëherë pas publikimit, shitësi me pakicë i bukurisë “Justmylook” zbuloi se kërkimet për "pullat e flokëve" u rritën me 566% gjatë natës dhe për stilin e flokëve të Rihannas u rritën me 6700% ndërsa fansat nxituan të rikrijonin pamjen.

Rihanna nuk është e vetmja muzikante që po tenton t’i rikthejë pullat e flokëve.

Këngëtarja kosovare Dua Lipa ndau një foto të saj më 7 janar të këtij viti, duke treguar flokët e saj bjonde, të stampuar me një dizajn zemre të kuqe dhe jeshile. Pamja ofron një alternativë më të lezetshme që rikthen te yjet e shndritshëm dhe lulet.

Dua Lipa kohë më parë ka deklaruar se një prej artistëve me të cilët do të dëshironte të kishte bashkëpunim për ndonjë këngë, është Rihanna.

Image