Ylli i top-listave, Rihanna, ka treguar se është e emocionuar për rikthimin e saj në punë.
Këngëtarja 34-vjeçare solli në jetë fëmijën e saj të parë me ASAP Rocky në maj dhe tani mezi pret të rifillojë karrierën e saj muzikore.
Rihanna së fundmi ka punuar në shfaqjen e saj Savage x Fenty, premierë në Amazon Prime Video në nëntor.
Krijuesja e hitit "Rude Boy" - e cila themeloi markën e të brendshmeve në vitin 2018 - u ka premtuar fansave se do të jetë një shfaqje spektakolare.
Ndërkohë, një burim i brendshëm pohoi më parë se Rihanna dëshiron të martohet sa më shpejt.
Ylli në krye të top-listave thuhet se është “shumë e lidhur” me të dashurin e saj dhe mezi pret të lidhë kurorë.
Burimi tha: "Rihanna është krejtësisht e mahnitur me ASAP. Ata kanë një lidhje shumë të ngushtë dhe Rihanna ka qenë gjithmonë mjaft tradicionale”.
"Ata do të martohen, me siguri. Ajo u ka thënë miqve se dëshiron të jetë me të përgjithmonë, dhe ai ka thënë të njëjtën gjë".
Dyshja e famshme nuk e ka menduar kurrë të martohej para ardhjes në jetë të djalit të tyre.
Por Rihanna është e prirë të lidhë kurorë në vendin e saj të lindjes.
Burimi shtoi: “Ajo ka dashur gjithmonë të martohet dhe ASAP është personi i saj i përjetshëm”.
“Dasma do të jetë në Barbados, pasi të dy kanë familjen atje, është vendi që i bashkoi dhe mban një vend shumë të veçantë në zemrat e tyre”.