Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Reperi Fetty Wap arrestohet nën akuzat për drogë

Reperi Fetty Wap është akuzuar të premten për pjesëmarrje në një komplot për të kontrabanduar sasi të mëdha heroine, fentanil dhe droga të tjera, në rajonin e qytetit të Nju Jorkut.

Reperi amerikan, emri i vërtetë i të cilit është Willie Maxwell, është arrestuar të enjten në Citi Field, aty ku po zhvillohet festivali tre ditor i muzikës hip-hop “Rolling Loud”.

“Fakti që kemi arrestuar një artist të suksesshëm të muzikës rep dhe një oficer si pjesë e konspiracionit, ilustron më së miri se sa e poshtër është bërë tregtia e drogës”, ka thënë Michael J.Driscoll, një zyrtar i lartë në zyrën e FBI-së në New York.

Aktakuza ngarkon Maxwell-in dhe të pandehurit e tjerë për komplot për të poseduar dhe shpërndarë më shumë se 100 kilogramë heroinë, fentanil dhe kokainë krak, midis qershorit të vitit 2019 dhe qershorit të vitit 2020. Skema përfshin përdorimin e Shërbimit Postar të SHBA-së dhe makinave me ndarje të fshehura për të zhvendosur lëndët narkotike nga Bregu Perëndimor në Long Island, ku ato ruheshin për t'u shpërndarë te tregtarët në Long Island dhe New Jersey, thanë autoritetet.

Maxwell, 30 vjeç, u bë i njohur pasi kënga e tij debutuese "Trap Queen" arriti në vendin e dytë në tabelën amerikane të Billboard Hot 100, në maj të vitit 2015.

Ai ka pasur edhe probleme të tjera me ligjin, duke përfshirë një arrestim të vitit 2019 në Las Vegas për sulmin e dyshuar ndaj tre punonjësve në një hotel-kazino.

Edhe Fetty Wap deklarohet fajtor për trafikim droge Showbiz Fetty Wap deklarohet fajtor për trafikim droge

Maxwell kishte përjetuar një tragjedi personale në tetor të vitit 2010 kur vëllai i tij më i ri, 26-vjeçari Twyshon Depew ishte qëlluar për vdekje në shtëpinë e tyre në Paterson të New Jerseyt.

Tetë muaj më pas, në qershor të vitit 2021, atij i ka vdekur edhe vajza 4-vjeçare, Lauren.