Reperi i njohur, Fetty Wap, mund të përballet me 5 vjet burgim, kjo pasi është deklaruar fajtor ndaj akuzës për trafikim droge.
Wap, emri i vërtetë i së cilit është Willie Maxwell, e ka pranuar se mori pjesë në një operacion të trafikimit që e lëvizte drogën nga Bregu Perëndimor në Long Island.
Dy javë më parë, gjykatësi Steven Locke e anuloi kërkesën e tij për lirim me kusht, dhe e dërgoi në burg. Pas pranimit të fajit, reperi u kthye sërish në burg ku po e pret dënimin e caktuar nga gjykata, ani pse ende nuk është bërë e ditur data e fillimit të seancave dëgjimore rreth këtij rasti.
Avokatët e Maxwellit nuk kanë pranuar të komentojë rreth këtij lajmim, raporton portali “Billboard”.
Ylli i muzikës rep dhe pesë bashkëpunëtor të tij në krim, janë akuzuar për posedim dhe shpërndarje të më shumë se 100 kilogramëve të drogave të ndryshme, si heroinë, fentanil dhe kokainë, gjatë periudhës qershor 2019-2020. Edhe dy të pandehur të tjerë janë deklaruar fajtor dhe po e presin shqiptimin e dënimit.
Edhe
Reperi Fetty Wap arrestohet nën akuzat për drogë
Fetty Wap u bë i famshëm anembanë botës, menjëherë pas lansimit të këngës debutuese, “Trap Queen”, e cila në maj të vitit 2015 u rendit e dyta në toplistën e 100 këngëve më të mira, “Billboard”.
Ky nuk është arrestimi i parë i reperit. Në vitin 2019 ai u arrestua në Las Vegas për sulm ndaj tre punëtorëve të një hoteli. Ai po ashtu u arrestua në nëntor të 2017-s, për ngasje të veturës nën ndikimin e alkoolit.