Me një ngjarje që zë vend në Tokio, filmi “Rental Family” rrëfen historinë e një aktori amerikan, i cili përpiqet të gjejë një qëllim në jetë, derisa merr përsipër një punë të pazakontë: të punojë për një agjenci japoneze të “familjeve me qira”, duke luajtur role zëvendësuese për të huajt.
Ndërsa zhytet në botën e klientëve të tij, ai fillon të krijojë lidhje të vërteta që zbehin vijat ndarëse midis performancës dhe realitetit.
Filmi shënon projektin e parë të madh të aktorit Brendan Fraser që nga triumfi në ceremoninë “Oscar”, dhe, ashtu sikur projekti i kaluar “The Whale”, ky pritet të jetë një film që do të sjell emocione e të qara te publiku.
“Rental Family” ka nisur së shfaquri nëpër kinema më 21 nëntor./NëpërFilm
-
Në “Shelter”, Jason Statham shndërrohet nga vrasës në një hero
-
Vjedhja kthehet në betejë për mbijetesë në filmin e John Turturros
-
Cena dhe André sjellin shumë të qeshura me filmin “Little Brother”
-
Nate Bargatze debuton si aktor në komedinë “The Breadwinner”
-
Ariana Grande përkrah De Niros e Stillerit në trailerin e ri të filmit “Focker In-Law”