Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Regjisori i njohur iranian urdhërohet të bëjë punë të detyrueshme në burg

Regjisori iranian, fitues i shumë çmimeve, Jafar Panahi, që u arrestua në Teheran javën e kaluar, është urdhëruar të shërbejë gjashtë vjet në burg, njoftoi gjyqësori i Iranit.

Mediat iraniane thanë se Panahi u arrestua, pasi shkoi në burgun Evin për të pyetur për një nga dy kolegët e arrestuar për mbështetje të protestave.

Gruaja e tij i tha BBC-së se ai u informua nga rojet se ai kishte një dënim me burgim për ta vuajtur.

Tahereh Saeedi tha se ndalimi i bashkëshortit përbën rrëmbim.

“Jafar ka disa të drejta si qytetar. Ka një proces të rregullt. Për të burgosur dikë, ata duhet të thirren së pari. Por të burgosësh dikë që po proteston jashtë burgut ngre shumë pyetje. Ky është një rrëmbim”, tha ajo.

Mohammad Rasoulof dhe Mostafa Al-e Ahmad u arrestuan pas postimeve në mediat sociale në lidhje me shembjen e një ndërtese 10-katëshe në qytetin e Abadan në maj, ku humbën jetën më shumë se 40 njerëz.

Ata u akuzuan për “nxitje të trazirave dhe prishje të sigurisë psikologjike të shoqërisë”, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Irna.

Edhe Arrestohet regjisori iranian për shkak të protestave Showbiz Arrestohet regjisori iranian për shkak të protestave

Panahi 62 vjeç, ka fituar shumë çmime në festivale ndërkombëtare të filmit. Ato përfshijnë çmimin kryesor të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Berlin, Ariu i Artë, si dhe çmimin për skenarin më të mirë në Festivalin e Filmit në Kanë më 2018.

Në vitin 2010, ai u arrestua për mbështetjen e protestave masive antiqeveritare që shpërthyen pas zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale të një viti më parë. Më vonë, u dënua për “propagandë kundër sistemit” dhe u dënua me gjashtë vjet burgim dhe u ndalua të bënte filma apo të udhëtonte jashtë vendit për 20 vjet. Ai shërbeu dy muaj përpara se të lirohej me kusht, raportoi agjencia AFP.

Festivali i Kanës i “dënoi fuqishëm këto arrestime si dhe valën e represionit që është dukshëm në progres në Iran, kundër artistëve të tij”.