Jafar Panahi, regjisor iranian dhe fitues i shumë çmimeve, është arrestuar në Teheran, ka thënë gruaja e tij.
Agjencia e lajmeve Mehr, raportoi të martën, se ai u burgos pasi shkoi në burgun Evin për të pyetur prokurorët për Mohammad Rasoulofin, një nga dy kolegët e tij që u arrestua të premten e kaluar për shkak se mori pjesë në një protestë, shkruan BBC-ja.
Gruaja e Panahit tha se ai ishte informuar nga rojet se e kishte një dënim.
Tahereh Saeedi tha se ndalimi i tij ishte “rrëmbim i paligjshëm”.
“Jafar ka disa të drejta si qytetar. Ka një proces të rregullt. Për ta burgosur dikë, duhet ta thirresh së pari. Por, ta burgosësh dikë që proteston jashtë burgut, lë shumë për të kuptuar. Ky është rrëmbim”, ka thënë ai.
Panahi u mbajt një ditë pasi nënshkroi një deklaratë të përbashkët ku kërkohej lirimi i dy kolegëve të tij.
Edhe
Regjisori i njohur iranian urdhërohet të bëjë punë të detyrueshme në burg
Rasoulof dhe Mostafa Al-e Ahmad u arrestuan pas postimeve në mediat sociale në lidhje me shembjen e një ndërtese 10-katëshe në qytetin e Abadan në maj që vrau më shumë se 40 njerëz. Ata u kërkuan forcave të sigurisë që të “ulin armët” dhe të mos parandalojnë protestat për katastrofën.
Dy krijuesit e filmave u akuzuan për “nxitje të trazirave dhe prishje të sigurisë psikologjike të shoqërisë”, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Irna.
Politikani i hapur reformist dhe ish-zëvendësministri i Brendshëm, Mostafa Tajzadeh, u arrestua gjithashtu në Teheran të premten me dyshimin për “veprim kundër sigurisë kombëtare”, sipas medias shtetërore.