Showbiz

“Red Hot Chilli Peppers” po i kryeson toplistat me albumin “Unlimited Love”

Është një fillim i mbarë për grupin “Red Hot Chili Peppers”. Rokerët nga Kalifornia kanë arritur ta shënojnë suksesin e radhës në Britani të Madhe, duke u pozicionuar në vendin e parë të toplistës së albumeve më të mira, me incizimin e tyre të fundit “Unlimited Love”, raportoi të hënën portali “NME”.

Ky është albumi i pestë i bandit që i kryeson toplistat në Britani të Madhe pas atyre: “By The Way” i publikuar në vitin 2002, “Live in Hyde Park” i lansuar më 2004, “Stadium Arcadium” më 2006 dhe “I’m With You” i publikuar në vitin 2011.

“Unlimited Love”, që është albumi i 12-të i grupit i incizuar në studio, është i pari që e përfshinë kitaristin, John Frusciante, prej se u largua nga “Red Hot Chili Peppers” në vitin 2009.

Ky album gjithashtu pozicionohet në vendin e parë të toplistës së 200 albumeve më të mira “Billboard”.