Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Raquel Lee padit “Disneyn” për abuzim seksual

Raquel Lee. Fotografi nga Getty

Raquel Lee. Fotografi nga Getty

Aktorja Raquel Lee, e njohur si fëmijë nga projektet filmike si “The Amanda Show” dhe “The Proud Family”, ka ngritur padi ndaj gjigandit “Disney”, duke pretenduar se në moshën 14-vjeçare ishte përdhunuar nga një ish-punonjës i kompanisë gjatë xhirimeve të filmit “The Poof Point” në vitin 2001, ka shkruar Variety.

Sipas padisë, një punonjës në moshë të mesme, i përfshirë në produksion, dyshohet se e kishte afruar dhe manipuluar Leen, i kishte dhënë alkool dhe më pas e kishte ngacmuar dhe sulmuar seksualisht. Incidentet e pretenduara thuhet se kanë ndodhur gjatë qëndrimit të ekipit në Salt Lake City dhe gjatë një fluturimi drejt Kalifornisë.

Lee pretendon gjithashtu se “Disney” dhe regjisori Neal Israel e kishin nxitur të afrohej me këtë punonjës, t’i besonte dhe të krijonte një marrëdhënie të ngushtë me të.

Në padi thuhet se në sheshxhirim lejoheshin shaka, komente dhe prekje me përmbajtje seksuale, edhe pse bëhej fjalë për një film për fëmijë.

“’Disney’ lejoi ngacmimet seksuale në sheshxhirim, duke toleruar shaka, komente seksuale, prekje dhe sjellje të papërshtatshme”, thuhet në padi.

Edhe Netflixi kërkon rrëzimin e padisë së Tyra Banks Showbiz Netflixi kërkon rrëzimin e padisë së Tyra Banks

Sipas Lee, abuzimi dhe përdorimi i alkoolit ndikuan rëndë në gjendjen e saj gjatë xhirimeve. Ajo pretendon se shpesh ishte e rraskapitur, e dehur, me mundim ose duke vjellë, ndërsa kompania nuk i ofroi kujdesin e duhur mjekësor.

Padia pretendon gjithashtu se disa drejtues të “Disneyt” e akuzuan atë për sjellje “jashtë kontrollit” dhe se po e bënte produksionin të shkonte keq. Madje, sipas padisë, asaj i thanë se “i duhej Jezusi” dhe se kishte “një demon brenda saj”.

Lee pretendon se “Disney” më vonë anuloi edhe një rol të saj në një tjetër produksion.

“Disney” ka refuzuar të komentojë mbi padinë.

Edhe Jared Leto mohon akuzat për sulm seksual Showbiz Jared Leto mohon akuzat për sulm seksual

Raquel Lee vazhdoi karrierën e saj si aktore dhe u rikthye në rolin e saj në serialin “The Proud Family: Louder and Prouder”. Ajo gjithashtu foli për përvojat e saj si aktore afromaerikane në dokumentarin “Quiet on Set: The Dark Side of Kids TV”, i cili trajtoi historitë shqetësuese të industrisë televizive për fëmijë.

Padia përmban akuza që ende nuk janë provuar në gjykatë.