Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

R Kelly mohon mbajtjen e disa femrave në “kultin abuziv”

Këngëtari i zhanrit RnB R Kelly, ka hedhur poshtë akuzat se po mban disa vajza të reja në një “kult abuziv”.

Avokati këngëtarit tha se do të punojë me forcë dhe përkushtim për të ndjekur penalisht akuzuesit e tij dhe për të pastruar emrin e tij.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Një raport i BuzFeed akuzon këngëtarin se i ka shpërlarë trurin disa vajzave, të cilat u afruan me të për të arritur në karrierën muzikore, transmeton kp.

R Kelly është përballur më herët edhe me akuzat për sjellje të keqe seksuale, por asnjëherë nuk është gjetur fajtor.

Në raportin në të cilin citohen tre grupe prindërish anonimë, thane se nuk i kanë parë bijat e tyre për muaj me radhë dhe se jeta e tyre kontrollohet tërësisht nga këngëtari.

Kjo përfshin rregulla si çfarë duhet të hanë, të veshin, kur duhet të bëjnë dush, të flenë, dhe si duhet të kryejnë marrëdhënie seksuale, duke u filmuar nga këngëtari.