Avokati i R. Kellyt është shprehur se ylli i R&B i mohon të gjitha akuzat për sjellje të pahijshme seksuale.
Ai akuzohet për ngacmimin seksual dhe abuzim me gra dhe vajza në moshë të vogël.
Steve Greenberg tha për Associated Press se akuzat për abuzim të bëra në dokumentarin “Surviving R. Kelly” janë të rreme, ndërsa shton se as ai dhe as R. Kelly nuk e kanë parë këtë dokumentar deri në fund.
“Pretendimet nuk janë të vërteta, sepse ai asnjëherë nuk ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur, nuk ka detyruar askënd të bëjë asgjë, nuk ka mbajtur askënd të zënë rob dhe nuk ka keqtrajtuar askënd”, tha avokati Greenberg, ndërsa vlerësoi talentin muzikor të tij.
Lexoni edhe:
R Kelly publikon këngën 19 minuta të gjatë, pranon gabimet jetësore
Që kur u publikua dokumentari për këngëtarin, disa artistë të cilët kanë bashkëpunuar më parë me të folën kundër tij, duke përfshirë Chance the Rapper, Lady Gaga dhe Phoenix./oranews