Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Publikohet traileri i parë i filmit “Avatarit”

Është publikuar traileri i plotë i “Avatar: The Way Of Water”.

Klipi dy minuta e gjysmë i gjatë mirëpret fansat në planetin Pandora, ashtu si rikthen karakteret Na’vi të luajtur nga Sam Worthington dhe Zoe Saldana.

Filmi i shumëpritur pas atij të fundit në vitin 2009, raportohet se do të jetë tri orë e 12 minuta i gjatë, që është 30 minuta më i gjatë se origjinali.

Regjisori James Cameron ka thënë se nuk donte të shihte njerëzit të ankoheshin për kohëzgjatjen e filmit ndërsa shumica kalojë orë të tëra para televizionit.

Krah Worthingtonit dhe Saldanas, Sigourney Weaver dhe Stephan Lang rikthehen, ndërkohë që paraqiten shumë aktorë të rinj.

Ky është i pari nga katër vazhdimet e filmit origjinal që janë planifikuar të prodhohen.

 

Artikuj të ngjashëm