Filmi i shumëpritur nga publiku mbarëbotëror, “Avatar: The Way of Water”, arriti që edhe në javën e dytë të shfaqjes nëpër kinema ta siguroj vendin e parë të arkave filmike në Amerikën Veriore, duke i arkëtuar edhe 58 milionë dollarë ekstra. Kjo sugjeron se në vitin e ardhshëm do të mund t’i afrohet pritshmërive masive që erdhën me lansimin e tij.
Projekti ekstravagant i regjisorit, James Cameron, i realizuar nga studioja “20th Century”, për vetëm 10 ditë i ka fituar 253.7 milionë nga shitja e biletave brenda vendit.
Globalisht, “The Way of Water”, tashmë ka arritur të bëhet filmi i tretë më fitimprurës i vitit 2022, me 855 milionë dollarë të arkëtuara, dhe pozicionohet pas projekteve “Top Gun: Maverick” dhe “Jurassic World Dominion”.
Filmi i animuar i studios “Universal”, “Puss in Boots: The Last Wish”, i cili i përfshinë zërat e aktorëve të njohur hollywoodian, Antonio Banderas dhe Salma Hayek, përfundoi duke u pozicionuar në vendin e dytë falë 11.35 milionë dollarëve të fituara në javën debutuese.
Projekti biografik, “Whitney Houston: I Wanna Dance With Somebody”, u rendit i treti në këtë listë me 5.3 milionë dollarë të fituara nga shitja e biletave nëpër kinema.
Zhgënjimi më i madh i javës ishte filmi “Babylon”, i cili vjen me regji të Damian Chazelle dhe rolet protagoniste i luajnë yjet, Brad Pitt dhe Margot Robbie. Ky projekt është pozicionuar në vendin e katërt me vetëm 3.5 milionë dollarë të fituara. “Babylon” flet për Hollywoodin e viteve ’20 dhe e rrëfen historinë e një gruaje e cila ëndërron të bëhet aktore, dhe e bënë të pamundurën ta arrijë famën në industri.
-
“Avatar: The Way of Water” arrin t’i arkëtojë 2 miliardë dollarë
-
“Avatar: The Way of Water” e arrin shumën e synuar të fitimeve
-
Debutimi i filmit “Avatar: The Way of Water” nëpër kinema
-
Buxheti marramendës i filmit “Avatar: The Way of Water”
-
Publikohen sekuencat e para të filmit të ri “Avatar: The Way of Water”