Hulu ka publikuar teaserin zyrtar për “Catch-22”, miniserinë e ardhshme të bazuar në romanin e vlerësuar të autorit Joseph Heller. Romani më parë ishte përshtatur për filmin me regji të Mike Nicholas në vitin 1970. Megjithëse fillimisht nuk ishte i suksesshëm, me kalimin e kohës ai u bë një film kult në mesin e kritikëve dhe publikut.
{gallery}
Seria gjashtëpjesëshe “Catch-22” bën fjalë për pilotin e avionit bombardues luftarak amerikan John Yossarian (Christopher Abbott) i cili frustrohet me pozitën e tij dhe me faktin se kaq shumë njerëz përpiqen ta vrasin edhe pse nuk e njohin, dhe as ai nuk i njeh ata. Kur numri i fluturimeve minimale rritet në kufirin e pakapshëm, ai fillon të shqetësohet me gjërat se nëse piloti dëshiron të vazhdojë të fluturojë, atëherë pa dyshim ai është i çmendur dhe duhet të shkarkohet nga pozita, ndërsa nëse dëshiron të shkarkohet atëherë pa dyshim është i shëndetshëm dhe i aftë për fluturime të mëtejshme.
Përshtatjen e ardhshme e kanë shkruar Luke Davis dhe David Michod, ndërsa regjinë e bëjnë George Clooney, Grant Heslov dhe Ellen Kuras. Së bashku me George Clooney do të luajnë edhe Kyle Chandler, Christopher Abbott, Hugh Laurie, Giancarlo Giannini, Jay Paulson dhe Julie Ann Emery.
“Catch-22” do ta ketë premierën në shërbimin streaming Hulu më 17 maj.
-
Channing Tatum dhe Jonah Hill pritet të ribashkohen për filmin e ri “24 Jump Street”
-
“Mutiny” e sjell aktorin Jason Statham në një mision të rrezikshëm
-
HBO lanson trailerin e parë të serialit “Harry Potter”
-
Spielberg i rikthehet zhanrit fantastiko-shkencor me “Disclosure Day”
-
Jessica Alba i bashkohet kastit të vazhdimit të filmit “13 Going on 30” në Netflix