Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Publikohet traileri i filmit “Guardians of the Galaxy Vol. 3”

Pas një pritjeje shumë të gjatë, kapitulli i trilogjisë “Guardians of the Galaxy” pothuajse ka përfunduar.

Tashmë janë publikuar pamjet e para të filmit me superheronj, “Guardians of the Galaxy Vol. 3”, i cili vjen i realizuar nga studioja “Marvel”.

Regjinë dhe skenarin e vazhdimit të tretë të projektit shumë të dashur nga publiku e ka bërë, James Gunn, kurse në rolet kryesore kthehen aktorët: Chris Pratt, Zoe Saldaña, Dave Bautista, Karen Gillan, Pom Klementieff, Vin Diesel, Bradley Cooper, Will Poulter, Elizabeth Debicki, Sylvester Stallone, Sean Gunn dhe Maria Bakalova.

Në filmin e ardhshëm, grupi i njohur i superheronjëve i përbërë nga, Starlord, Gamora, Drax, Nebula, Mantis, Groot dhe Rocket Raccoon, e fillon një mision për ta mbrojtur universin nga një kërcënim i ri.

“Guardians of the Galaxy Vol. 3” fillon së shfaquri nëpër kinematë e Shteteve të Bashkuara më 5 maj të vitit 2023.