Hulu e publikoi trilerin e ri për serinë e vet të limituar Catch-22, producent ekzekutiv dhe regjisor i së cilës është George Clooney. Bëhet fjalë për përshtatjen e romanit klasik satirik të Joseph Heller.
Clooney do ta bëjë regjinë e dy episodeve të kësaj serie gjashtëpjesëshe, derisa për katër episodet e mbetura janë të angazhuar Grant Heslov dhe Ellen Kuras.
Catch-22 e sjell historinë e pilotit të avionit bombardues luftarak amerikan John Yossarian (Christopher Abbott) i cili bëhet i frustruar me pozitën e tij dhe me faktin se kaq shumë njerëz përpiqen ta vrasin edhe pse nuk e njohin fare, dhe as ai nuk i njeh ata. Kur numri i fluturimeve minimale rritet në kufirin e pakapshëm, atë fillon ta brengosë sjellja e çuditshme se nëse piloti dëshiron të vazhdojë të fluturojë, atëherë ai është padyshim i çmendur dhe duhet të largohet nga detyra, derisa nëse dëshiron të ndërrohet atëherë padyshim është i shëndetshëm dhe i aftë për fluturime të mëtejshme, shkruan KOHA Ditore.
Skenarin për serinë e kanë shkruar Luke Davies dhe David Michôd, ndërsa në seri me Clooney dhe Abbott luajnë edhe: Hugh Laurie, Giancarlo Giannini, Daniel David Stewart, Rafi Gavron, Austin Stowell, Graham Patrick Martin, Gerran Howell, Jon Rudnitsky, Kevin J. O'Connor, Pico Alexander, Tessa Ferrer, Lewis Pulman, Josh Bold, Jay Paulson dhe Julie Ann Emery.
Të gjashtë episodet e Catch -22 do të jenë në dispozicion më 17 maj në platformën Hulu.
-
Publikohen pamjet e “Catch-22”
-
Filmi i ri i George Clooneyt po vlerësohet si “kryevepër e krizës së moshës së mesme”
-
“Ticket to Paradise” i bashkon yjet Julia Roberts dhe George Clooney
-
Clooney dhe Pitt pranuan të paguhen më pak për ta lansuar filmin e tyre nëpër kinema
-
Ice Cube mbetet jashtë komedisë së re, refuzoi të vaksinohej kundër COVID-19