Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Prokurorët francezë hedhin poshtë rastin e përdhunimit kundër Gerard Depardieu

Aktori francez Gerard Depardieu nuk do të përballet me ndjekje penale lidhur me akuzat për përdhunim për shkak të mungesës së dëshmive.

Prokurorët në Paris e filluan hetimin e yllit të “Green Card” në gushtin e kaluar (2018) pasi aktorja dhe autorja 22-vjeçare, emri i së cilës nuk është bërë publik, pretendonte që Depardieu e kishte sulmuar seksualisht dy herë në njërën nga shtëpitë e tij në kryeqytetin francez.

Avokati i 70-vjeçarit, Herve Temime, i kishte mohuar akuzat si të "pabazuara" ndërsa tani është zbuluar se rasti është hedhur poshtë zyrtarisht, shkruan KOHA Ditore.

Të martën (4 qershor) autoritetet njoftuan se kishin refuzuar ta shqyrtonin çështjen pasi "hetime të shumta" dështuan të tregonin se ishte kryer ndonjë krim i tillë, raporton The Associated Press.

Përfaqësuesi i Depardieu ende nuk ka komentuar për lajmin.