Filmi i shumëpritur i platformës “Apple” i cili vjen me regji të Martin Scorseses, “Killers of the Flower Moon”, nuk do të jetë i gatshëm për lansim në sezonin e ardhshëm të shpërblimeve “Oscar”, raporton portali “Variety”.
Megjithëse kishte pasur diskutime ndërmjet ekipit prapa këtij projekti dhe studios filmike, nëse duhet ta ndryshojnë datën e planifikuar të lansimit dhe ta publikojnë atë në vitin 2022, përfundimisht u vendos që drama “Killers of the Flower Moon” në të cilën luajnë aktorët, Leonardo DiCaprio, Robert De Niro dhe Jesse Plemons, do të jetë në dispozicion për publikun e gjerë në vitin 2023. Spekulohet se Scorsese po synon që premierën e tij botërore ta shënojë në kuadër të festivaleve prestigjioze të filmit në Kanë ose Venecie.

I adaptuar nga libri i bazuar në ngjarje të vërtetë i autorit, David Grann, dhe me skenar të shkruar nga Eric Roth, filmi “Killers Of The Flower Moon” e sjell historinë e vrasjeve brutale të fisit indian “Osage”, ngjarje kjo e cila kishte ndodhur në Oklahoma gjatë viteve ‘20. Vrasjet kishin ndodhur pasi në tokat e këtij fisi ishin zbuluar depozita të mëdha të naftës.
Filmi i ardhshëm i Scorseses e përmban një buxhet prej 200 milionë dollarësh dhe besohet se është projekti më i shtrenjtë i regjisorit deri më sot.


-
Filmi i ri nga Martin Scorsese shfaqet në kinema më 20 tetor
-
Lansohet trajleri i dytë i “Killers of the Flower Moon”
-
“The Eras Tour” vazhdon kryesimin e arkave filmike, mposht edhe “Killers of the Flower Moon”
-
Scorsese kërkon të luftohet kultura e filmave të bazuar në libra komikë
-
Martin Scorsese me projekt të ri filmik për Papa Françeskun