Ikona e kinematografisë, Martin Scorsese, po u bënë thirrje regjisorëve të Hollywoodit që ta shpëtojnë industrinë e filmit duke e luftuar kulturën e filmave të bazuar në libra komikë.
i shpërblyer me “Oscar”, i cili shquhet për filma me histori të rëndësishme dhe unike, në intervistën ekskluzive për revistën “GQ” e ka rihapur temën e projekteve të bazuar në libra komikë që e kanë pushtuar industrinë vjetëve të fundit. Pavarësisht se në vitin 2019 ishte kritikuar nga kolegët e tij regjisor, aktorët dhe publiku, për komentet rreth këtyre projekteve, Scorsese vazhdon ta mbajë të njëjtin qëndrim.
“Rreziku nga filmat e bazuar në universin kinematik ‘Marvel’ është në atë se çfarë po i bëjnë kulturës sonë. Sepse, tash e tutje do të ketë gjenerata njerëzish që do të mendojnë se kështu duket një film. Kjo do të thotë se ne duhet ta luftojmë fuqishëm këtë mendim të gabuar. Dhe kjo duhet të vijë nga niveli bazë. Duhet të vijë nga vetë kineastët. E vërteta është se duhet ta shpëtojmë industrinë e filmit dhe traditën e kinemasë”, deklaroi regjisori për “GQ”.
Tutje, Scorsese iu referua filmave të frymëzuar nga librat komikë si “përmbajtje e prodhuar” dhe jo projekte kinematografike.
“Është gati sikur Inteligjenca Artificiale po e krijon një film. Kjo nuk do të thotë se nuk kemi regjisor të mrekullueshëm dhe njerëz që merren me efekte speciale, të cilët e bëjnë një punë të mrekullueshme. Por, duhet menduar për atë se çfarë domethënie kanë këta filma? Çfarë të ofrojnë ata?”.
Projekti i ardhshëm i regjisorit, “Killers of the Floëer Moon”, ka qenë në listën e projekteve që ka dashur t’i realizojë për shumë vjet. Ai vjen i bazuar në librin e vitit 2017 të autorit, David Grann, me të njëjtin emër.
Filmi e sjell historinë e vrasjeve brutale të fisit indian “Osage”, ngjarje kjo e cila kishte ndodhur në Oklahoma gjatë viteve ‘20. Vrasjet kishin ndodhur pasi në tokat e këtij fisi ishin zbuluar depozita të mëdha të naftës. Në rolet kryesore vijnë aktorët, Leonardo DiCaprio, Robert De Niro dhe Jesse Plemons.
Me skenarë të bashkëshkruar nga Eric Roth, Scorsese krijon një epikë tmerri, një përrallë makabre të vrasjeve serike pothuajse gjenocide që imitojnë spastrimin më të madh të amerikanëve vendas nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në plan të parë të dramës është një martesë me gënjeshtra dhe dashuri të helmuar. Një individ i çuditshëm i quajtur Ernest, i portretizuar në film nga DiCaprio, vjen si protagonist në film. Ai është kthyer në SHBA pas shërbimit në Luftën e Parë Botërore dhe gjen xhaxhain e tij blegtor të pasur. Ky blegtor është William Hale, i luajtur nga De Niro.
“Killers of the Flower Moon” e shënoi premierën botërore në edicionin e 76-të të Festivalit të Filmit në Kanë në muajin maj. Nëpër kinematë e Amerikës fillon të shfaquri nga 20 tetori.
Përgatiti: Edona Binaku