Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Projekti i ri i Ed Sheeranit është një salcë pikante

Ed Sheeran tani pjesë edhe e kuzhinës suaj.

Ylli i hitit “Bad Habits” e bëri të ditur lajmin se e ka krijuar një brend të salcës pikante, “Tingly Ted’s”, në bashkëpunim me kompaninë “Kraft Heinz”. Sosi i këngëtarit titullohet sipas pseudonimit të tij të fëmijërisë, Ted.

Kantautori i famshëm britanik e ndau këtë informacion me fansat përmes postimit të një videoje në rrjetin social Instagram, ku zbuloi më shumë arsye për krijimin e brendit të tij personal të salcës pikante.

“Mua më pëlqen kuzhina dhe ushqimet, kjo nuk është fshehtësi. Por, më kalimin e moshës po më shtohet edhe dëshira për shijet pikante. Prandaj e kemi krijuar këtë salcë të titulluar ‘Tingly Ted’s’, e cila na mori pak më shumë kohë. Por me ndihmën e disa prodhuesve ekspertë të salcave pikante, e kemi bërë maksimumin që ta sjellim një shije të sofistikuar”, deklaroi Sheeran.

Edhe Rafael Oliveira, presidenti i tregjeve ndërkombëtare në kompaninë “Kraft Heinz”, deklaroi se është i emocionuar për bashkëpunimin me fituesin e katërfishtë të çmimit “Grammy”. Ai tha se kanë shprehur interesim menjëherë për ta zhvilluar recetën e këngëtarit për këtë salcë, duke e sjell në jetë vizionin e tij dhe mesi presin që njerëzit ta provojnë këtë shije të re.