Ato kanë punuar së bashku në pesë projekte. Producentja e serisë “Nine Perfect Strangers”, Bruna Papandrea, ka folur për raportet e saj në punë me Nicole Kidmanin, në një intervistë për revistën “Stellar” për këtë fundjavë.
“I keni disa persona me të cilët doni të punoni së bashku përherë”, ka thënë producentja veterane e “Big Little Lies” dhe “Gone Girl”. Bashkëproducentja e Papandrea në serinë e Amazonit, Jodi Matterson, është pajtuar, duke e quajtur Kidmanin “të jashtëzakonshme”.
“Ajo e ka aftësinë për ta jetësuar personazhin”, ka shtuar ajo. Në projektet e përfunduara të Papandreas me Kidmanin përfshihen “Big Little Lies”, “The Undoing” dhe seria e ardhshme televizive “Roar”. Ndërkohë, Kidman së fundmi ka zbuluar se xhirimet për serinë e re pothuajse ishin anuluar.
Aktorja 53-vjeçare ka thënë për “The Sunday Telegraph” se krijimi i “Nine Perfect Strangers” u anulua në SHBA vitin e kaluar sepse vendi po përballej me pandeminë e koronavirusit. Nicole pastaj e mori vendimin për t’i zhvendosur xhirimet për seritë e kufizuara në Australi.
“E kishim me ngut. Kishim mbështetjen e plotë nga të gjithë aktorët dhe qeveria dhe ishim në gjendje ta bënim serinë ende, në vend se ta përfundonim, që ishte mundësia tjetër”, ka shpjeguar ajo. Pasi gjeti vendndodhjen e duhur, Nicole zbuloi se masat e rrepta të sigurisë kundër COVID-19 duhej të zbatoheshin në xhirime. Pjesëtarët e ekipit të aktorëve dhe ekipit të serisë duhej të testoheshin rregullisht për koronavirus.
Edhe
Spekulime për romancë mes Pamela Anderson dhe Tom Cruise
Bazuar në romanin e vitit 2018 nga autorja e “Big Little Lies”, Liane Moriarty, seria me tetë episode e tregon historinë e nëntë urbanistëve të stresuar të cilët ikin në një program shëndetësor, të drejtuar nga personazhi i Nicolet, Masha. Seria është prodhuar nga kompania e produksionit të Nicole, “Blossom Films”, së bashku me bashkëpunëtorët Bruna Papandrea dhe David E. Kelley.
Nicole gjithashtu luajti në seri së bashku me kolegët: Melissa McCarthy, Bobby Cannavale, Luke Evans dhe Manny Jacinto.