Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Fansat të shqetësuar për shëndetin e Nicole Kidmanit

Aktorja e mirënjohur e Hollywoodit, Nicole Kidman, ka humbur shumë peshë dhe është shumë e angazhuar në punë, raporton Yahoo.

Për këtë fansat e të afërmit e saj po shqetësohen pasi po mendojnë se ajo nuk po kujdeset shumë për veten.

Raportohet se kur Kidman është kthyer nga Sidney i Australisë, për ta pritur në aeroport doli burri i saj, ylli Keith Urban. Ata thuhet se dukeshin shumë të lumtur.

“Ishte një skenë e adhurueshme për tu parë. Por definitivisht dukej bizare, disi sikur po aktronin ashtu para kamerave pranishme”, ka thënë një burim.

Por jeta private e aktores duket të jetë krejt ndryshe.

Edhe Nicole Kidman thotë se ndihet me fat që e ka familjen afër Showbiz Nicole Kidman thotë se ndihet me fat që e ka familjen afër

“Nicole po vuan dhe po e jep më të mirën nga vetja që ta fsheh këtë fakt”, ka thënë një burim i afërt për portalin “InTouch”.

Fansat kanë nisur të vënë re postimet e saj të çrregullta në rrjete sociale, humbjen dramatike të peshës dhe ndryshimin e fytyrës që thuhet se ngjall spekulimet se aktorja ka bërë ndërhyrje kirurgjike.

“Të gjithë duan të dinë se çfarë nuk shkon me të. Edhe ata që janë afër saj janë të shqetësuar. E vërteta është se Nicole po mundohet të duket se është mirë, por kjo gjë po i bën dëm”, ka thënë një fans.

Në vitet e fundit Nicole ka qenë shumë e angazhuar me punë duke marrë përsipër të luajë role nëpër shumë filma. Ajo gjithashtu është ambasadore e brendit të veshjeve “Balenciaga”. Një burim ka thënë se ajo fiton 1 milion dollarë brenda pak orësh vetëm duke u shfaqur në ngjarjet e disa korporatave.

“Pavarësisht se tashmë pasuria e saj është rreth 250 milionë dollarë, duket sikur po ka frikë nëse refuzon mundësitë e punës, ajo do të humbasë karrierën për të cilën ka punuar kaq shumë. Ajo nuk dhënë sinjale se do të ndalet”, ka shtuar burimi i afërt me aktoren.

Edhe Nicole Kidman uron ish-bashkëshortin për Ditën e Babait Showbiz Nicole Kidman uron ish-bashkëshortin për Ditën e Babait

Duket se Nicole e ka të vështirë ta ulë intensitetin e punëve kur kthehet në shtëpi.

“Më është ulur imuniteti për një javë, sepse sistemi imunitar nuk e di ndryshimin midis aktrimit dhe së vërtetës”, pati thënë Nicole më parë, pasi kishte luajtur në serinë e vitit 2020 “The Undoing”.

Image