Regjisori dhe producenti Steven DeKnight e ka etiketuar Jenna Ortegan si të llastuar dhe “toksike” pasi pretendoi se ajo “i turpëroi publikisht” producentët dhe shkruesit e serialit “Wednesday”.
Për një nga episodet e serialit, Ortega pati thënë se ishte përfshirë në shkrimin e skriptit derisa ishte në xhirim, herë-herë duke u përplasur me stafin sepse ajo ndihej “shumë, shumë mbrotjëse” e karakterit të saj “Wednesday”, raportoi NME.
“Kishte pjesë në xhirim kur gati u bëra joprofesionale, në atë formë sa fillova të ndryshoja tekstin. Mbikëqyrësi i skriptit mendoi se po planifikoja diçka, më pas mu deshtë të ulesha me shkruesit dhe t’ua sqaroja pse nuk mund t’i bëja disa gjëra”, ka thënë Ortega.
DeKnight është treguar kritik i rëndë për aktoren.
“Ajo është e re dhe ndoshta nuk di më mirë. Ajo duhet ta pyes veten si do të ndihej nëse producentët do të jepnin intervistë dhe të flisnin sa e vështirë ka qenë ajo dhe si refuzoi ta performonte materialin”.
“Deklarata të tilla janë toksike. E dua punën e saj, por jeta është shumë e shkurtër të merresh me njerëz të tillë në biznes”, ka thënë ai.