Ylli 38-vjeçar, Priyanka Chopra, është e angazhuar me xhirimet në Britani, e edhe pse nën masa mbrojtëse kundër COVID-19, ajo ka pranuar se ndjehet e rrezikuar në punë.
“Edhe pse të gjitha masat mbrojtëse po ndërmerren, është e frikshme”, ka thënë ajo për revistën OK!.
Megjithë frikën që ajo po ndjen derisa duke xhiruar me aktorët e tjerë është e detyruar që ta neglizhojë distancën dhe maskën, ajo thotë se është e lumtur që i është rikthyer punës.
Edhe pas suksesit në Hollywood, Priyanka ka thënë se ajo dëshiron që të kthehet prapa të xhirojë filma në Indi nëse mund të aranzhojë një kohë të përshtatshme.
“Mund të më nxjerrësh jashtë Indisë, por nuk mund ta nxjerrësh Indinë jashtë meje”, ka thënë Priyanka.
-
Priyanka Chopra: Kinematë do të ekzistojnë përkundër platformave transmetuese
-
Priyanka Chopra angazhon truproja për të mos i lënë fansat ta fotografojnë pa pëlqimin e saj
-
Priyanka Chopra thotë së rutina e bukurisë ia rrit vetëbesimin
-
“Love Again”, filmi romantik i aktores Priyanka Chopra Jonas
-
Priyanka Chopra: U largova nga Bollywoodi sepse u injorova