Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Princi Harry udhëtoi në tunelin ku vdiq nëna e tij: Doja ta përjetoja të njëjtën gjë

Në një fragment ekskluziv nga libri i ri i kujtimeve të Princit Harry, të quajtur “Spare”, revista “People” zbulon për herë të parë sesi duka i Sussexit rijetoi momentet e fundit të nënës së tij, Princeshës Diana para vdekjes së saj.

Ndërsa merrte pjesë në gjysmëfinalen e Kupës Botërore të Rugby 2007 në Paris, atëkohë 23-vjeçai Harry kaloi me makinë nëpër të njëjtin tunel ku nëna e tij vdiq 10 vjet më parë.

Në librin e tij të ri kujtimeve, që do të botohet më 10 janar, ai rrëfen dhimbjen e fortë që ndjeu në përpjekjen e tij për të rindjerë atë që ka ndjerë nëna e tij.

“Kupa e Botës më dha një shofer dhe natën time të parë në Qytetin e Dritës e pyeta nëse e njihte tunelin ku nëna ime kishte vdekur”, citohet të ketë rrëfyer Harry në librin e tij.

Harry kishte kërkuar që shoferi ta voziste me shpejtësi prej më shumë se 100 km për orë, shpejtësia e njëjtë që kishte vetura në lëvizje në të cilën ndodhej nëna e tij, dhe e cila u aksidentua duke e lënë atë të vdekur.

“U nisëm, duke u endur mes trafikut, duke kaluar nëpër Ritz, ku mamaja kishte darkën e fundit, me të dashurin e saj, atë natë gushti. Më pas erdhëm te gryka e tunelit. Ne dolëm përpara, kaluam buzën në hyrje të tunelit, përplasja që supozohet se bëri që Mercedesi i mamasë të devijonte rrugën. Por buza nuk ishte asgjë. Mezi e ndjemë. Ndërsa vetura hynte në tunel, unë u përkula përpara, pashë dritën që ndryshonte, pashë shtyllat e betonit që dridheshin përpara. I numërova, numërova rrahjet e zemrës dhe në pak sekonda dolëm nga ana tjetër”, citohet të ketë shkruar Harry në librin e tij.