Princi Harry dhe gruaja e tij Meghan Markle janë shfaqur befasisht në premierën e filmit biografik për këngëtarin e njohur nga Jamaica, Bob Marley, raporton “The New York Post”.
Çifti pozuan për fotografët përkrah kryeministrit të Jamaicas, Andrew Holness, e edhe shefit ekzekutiv të shtëpisë së filmave “Paramount”, Brian Robbins.
Kjo nuk është hera e parë që princi Harry shkon në Jamaica, pasi që ai kishte shkuar edhe më parë atje për “Diamond Jubilee Caribbean Tour”.
Meghan kishte zgjedhur të veshë një fustan në tërësi të zi e të gjatë, i cili kishte bretela të holla, kurse Harry kishte veshur një kostum të kaltër të errët, të cilin e kombinoi me një këmishë të bardhë.
Nëntori ishte hera e fundit që ish-aktorja e serialit “Suits”, Markle, u shfaq në tepih të kuq kur u mbajt një ngjarje për fuqizimin e grave që u organizua nga drejtorët e revistës së njohur “Variety”.
Edhe
Princi Harry dhe Meghan rikthehen për të jetuar në Britani me fëmijët
Vizita e papartishme e çiftit në Jamaica, vjen vetëm disa ditë pasi Herry pranoi çmimin si “legjendë e gjallë e aviacionit” në Beverlly Hills.
Ai u nderua me këtë çmim për aftësitë që në drejtimin e helikopterit përgjatë 10 vjetëve që kaloi si pjesëtar i ushtrisë Britanike.
Meghan Markle and Prince Harry pose with the CEO of Paramount Pictures and Nickelodeon at the 'Bob Marley: One Love' premiere. pic.twitter.com/B80MhhgSw5
— Entertainment Tonight (@etnow) January 24, 2024
-
Harry i vetëm në Britani pasi gruas dhe fëmijëve të tij nuk iu ofrua siguri shtetërore
-
Jo me paratë e taksapaguesve: Prince Harry i dëshpëruar për mundësinë e anulimit të vizitës në Londër
-
Perry e Trudeau shfaqen për herë të parë bashkë në tepihun e kuq në festivalin “Tribeca”
-
Trumpi pret Mbretin Charles në Shtëpinë e Bardhë