Duka dhe Dukesha e Cambridgeit, William dhe Kate, i kanë ndarë dy fotografi të djalit të tyre të madh, George, me publikun e gjerë.
Fotot e realizuara nga nëna e princit të vogël, kanë për qëllim ta shënojnë ditëlindjen e tij të shtatë, transmeton Koha.
Në të dyja pozat, George vjen i buzëqeshur dhe mjaft sharmant, edhe pse atë zakonisht jemi mësuar të shohim më të turpshëm në publik. Por duke qenë se fotosesioni është realizuar nga jeta e përditshme e familjes mbretërore, princi George i cili është i treti në radhë për ta trashëguar fronin mbretëror, duket më i relaksuar dhe natyral.
Pallati Kensington ka njoftuar se Catherine dhe Princi William, të cilët po ashtu i kanë edhe dy fëmijë të tjerë së bashku, Charlotte dhe Louis, janë shumë të lumtur t’i ndajnë këto fotografi të reja të fëmijës së tyre të parë, me rastin e ditëlindjes së tij.
{gallery}