Janë publikuar fotografitë e Princit Louis për të shënuar ditëlindjen e tij të katërt. Fotot janë bërë në fillim të këtij muaji në bregun e Norfolk nga nëna e tij, Dukesha e Kembrixhit, raporton BBC të shtunën.
Fotografitë tregojnë Lousisin- më i vogli nga tre fëmijët e çiftit Princ William-Kate Middleton, duke shijuar një udhëtim në plazh dhe duke mbajtur një top kriketi.
Për të shënuar ditëlindjen e tretë të princit, Duka dhe Dukesha e Kembrixhit publikuan një fotografi të tij me biçikletën e tij gati për të shkuar në çerdhe për herë të parë.
Ndërkohë, në serinë e katër fotove të këtij viti, Princi Louis është fotografuar në dunat të Norfolk, i veshur me një bluzë gri me yjesh shumëngjyrëshe, dhe një këmishë dhe pantallona të shkurtra blu.
Princi Louis është i pesti në radhën e fronit pas gjyshit të tij Princit të Uellsit, babait të tij Princit William dhe vëllait e motrës më të madhe, Princit George dhe Princeshës Charlotte.
Edhe
Kate Middleton feston ditëlindjen e 40-të me një paraqitje të veçantë
Ai lindi në maternitetin privat Lindo Wing of St Mary's Hospital në Londër, më 23 prill të vitit 2018.
{gallery}
-
Princi William dhe Kate Middleton shënojnë dhjetëvjetorin e martesës
-
Mbreti Charles ribashkohet me nipin dhe mbesën për herë të parë pas katër vjetësh
-
Kate Middleton dhe Princi William shpërndajnë kartolinën e Krishtlindjeve
-
Princi Harry e Meghan ndajnë foto të rrallë të fëmijëve në kartolinën e Krishtlindjeve