Dukesha e Cambridges, Kate Middleton dhe Princi William i Britanisë së Madhe kanë shënuar të enjten dhjetëvjetorin e martesës së tyre.
Për këtë rast, çifti i njohur kanë pozuar për një set të ri fotografik, në të cilin janë shfaqur të veshur me rroba në ngjyrë të kaltër.
Çifti më pas i ka ndarë fotografitë në llogaritë e tyre në Twitter, duke u shfaqur të lumtur krahë njëri-tjetrit.
Dukesha Kate është shfaqur e veshur me një triko blu me mëngë të tejdukshëm, teksa në pjesën e poshtme kishte të veshura pantallona të bardhë. Nga ana tjetër, William mbante një triko të thjeshtë, këmishë me jakë dhe pantallona.
Në fotografinë e parë, Duka dhe Dukesha e Cambridges ishin të ulur përpara një sfondi të gjelbëruar, gjersa në të dytën, ata përqafonin njëri-tjetrin derisa po qëndronin pranë një ndërtese.
Edhe
Princi William e quan Kate Middletonin grua dhe nënë të jashtëzakonshme
“10 vjet”, ishte përshkrimi i postuar në fotografinë e parë. “Fotografi e realizuar gjatë kësaj jave, para 10-vjetorit të martesës së Dukës dhe Dukeshës”.
Që nga dasma e tyre, Middleton dhe William janë bërë prindër të tre fëmijëve - Princit George shtatë vjeç, Princeshës Charlotte pesëvjeçare dhe Princit Louis, tre vjeç.
-
Kate Middleton dhe Princi William shpërndajnë kartolinën e Krishtlindjeve
-
David e Victoria Beckham festojnë 25-vjetorin e martesës me veshjet e pazakonta të dasmës
-
Princesha e Uellsit paraqitet për herë të parë pas diagnostikimit me kancer
-
Catherine-Zeta Jones dhe Michael Douglas festuan 23-vjetorin e martesës