Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

William dhe Kate nuk e përfshijnë Harryn nëpër fotografi

Princi William dhe gruaja e tij Kate kanë ndarë fotografi të ndryshme në Instagram për nder të ditëlindjes se mbretit. Por në këto fotografi ata nuk e përfshinë princin Harry dhe asnjë anëtar të familjes së tij.

Në llogarinë zyrtare të Princit dhe princeshës së Wellsit shihen tri fotografi që kishin postuar për të uruar mbretin për ditëlindje. Në njërën prej tyre shihet princi William me babanë e tij në një udhëtim skijimi, në tjetrën shihet vetëm mbreti dhe fotografia e tretë është e një ceremonie.

Në udhëtimin e skijimit, siç shkruajnë mediumet britanike, kishte marrë pjesë edhe princi Harry, që nuk u duk në fotografi.

Kjo gjë ngjalli spekulime dhe pyetje tek fansat. Ata e kritikuan princin dhe princeshën e Wellsit për mosinkuadrim të Harryt.

“Ku janë Harry dhe Meghan, çifti më i bukur në botë”, ka shkruar një fans.

“Ai ka dy djem!”, kishte shkruar një tjetër.

Fansat gjithashtu kishin shkruar se princi i Wellsit e gruaja e tij po i “xhelozonin” dukën e dukeshën e Sussexit.

Edhe Harry i vetëm në Britani pasi gruas dhe fëmijëve të tij nuk iu ofrua siguri shtetërore Showbiz Harry i vetëm në Britani pasi gruas dhe fëmijëve të tij nuk iu ofrua siguri shtetërore

“Xhelozia është e rrezikshme”, ka shkruar një ndër fansat e Harryt.

Megjithatë ndër kritikues pati edhe përkrahës të princit William.

Më 2020, Harry dhe Meghan hoqën dorë nga detyrat e tyre mbretërore.