Showbiz

Princesha e Uellsit sqaron paqartësitë me fotografinë

Kate Middleton, princesha e Uellsit, ka bërë një postim në InstaStory ku ka sqaruar editimin e fotografisë, nga përdorimi i së cilës hoqën dorë katër agjenci të mëdha lajmesh.

“Si çdo fotograf amator edhe unë herë pas here eksperimentoj me editimin e fotografive. Dua të shpreh kërkim faljen time rreth çdo paqartësie që mund të ketë shkaktuar dje fotografia ime familjare. Shpresoj që çdo kush që e ka festuar Ditën e Nënës, të kenë pasur ditë të gëzuar”, ka shkruar princesha.

Sqarimi i saj vjen pasi shumë media botërore raportuan editimin që ndodhi në fotografinë në fjalë.

Fotografia e cila është shkrepur nga pinci William për “Ditën e Nënës”, ishte e para e publikuar nga Pallati mbretëror që prej operacionit të princeshës, në janar, shkruan BBC.

Image
Ilustrimi: The Tepegraph

Fotografia u publikua të dielën në Instagram me një mesazh nga princesha e Uellsit, ku ajo falënderonte publikun për mbështetjen që i kanë dhënë.

Por, Getty Images, AFP, Reuters dhe Associated Press e kanë tërhequr foton - duke vënë në dukje një “mospërputhje në shtrirjen e dorës së majtë të princeshës Charlotte”.

Image