Prifti që i ka martuar Jennifer Lopezin dhe Ben Affleckun ka ndarë detaje të veçanta rreth dasmës në Las Vegas.
Ryan Wolfem, prifti që i priu ceremonisë tha se “ata kishin deklaratat e veta që donin t’i ndanin me njëri-tjetrit” gjatë ceremonisë që u mbajt të shtunën në mbrëmje, shkruan The People.
“Ishte një moment emocionues që e ndanë me njëri-tjetrin. Vërtetë mund të shihet dashuria që ata kanë mes vete”, ka thënë ai.
Për ceremoninë, Wolfe tha se Lopez dhe Affleck kanë dashur të kenë një dasmë të thjeshtë.
Kur ata i ndërruan unazat, Wolf thotë se ishte dasmë shumë e bukur.
Ndërkohë që ai nuk ka theksuar se çka saktësisht Lopez dhe Affleck i thanë njëri-tjetrit kur i ndërruan unazat.