Showbiz

Prezantohet “The Mandalorian”

Këto ditë po mbahet D23 Expo, takimi vjetor i Disney në të cilin paralajmërohen projektet e reja dhe diskutohet për projektet dhe planet ekzistuese. Çdo vit Disney i gëzon fansat me pamjet e para të projekteve të ardhshme.

Këtë vit, Disney e publikoi trailerin e parë për serinë e re aksion të Star Wars, The Mandalorian.

Jon Favreau dhe një nga producentët e tij ekzekutiv, Dave Filoni, dolën në skenë për ta njoftuar serinë e re, e cila është e vendosur në kohën pas Return of the Jedi në një cep të largët të një galaktike ku nuk sundon ligji pas rënies së qeverisë, ndërsa vrasësit e paguar dhe gjahtarët në koka, si personazhi i titullit, janë të lirë që ta bëjnë punën e tyre.

Favreau e solli me vete në skenë edhe një pjesë të ekipit, të udhëhequr nga Pedro Pascal (Mandalorian), shkruan KOHA Ditore. Gjithashtu aty janë edhe Gina Carano (Cara Dune), Carl Weathers (Greef), Giancarlo Esposito dhe Taika Waititi, i cili e ka një rol të dyfishtë në këtë projekt: Ai do ta bëjë regjinë e disa episodeve dhe do të ndihmojë në ringjalljen e droidit IG-11. Gjithashtu u zbulua se Ming-Na Wen nga Agents of SH.I.E.L.D. do të shfaqet gjithashtu në seri, por personazhi i saj nuk është zbuluar.

Seria The Mandalorian do të shfaqet në platformën e re të Disney për streaming, Disney+, e cila fillon me punë nga 12 nëntori. Seria do të duhej të jetë në dispozicion menjëherë.