Showbiz

Mbërrijnë pamjet e reja të serisë "The Mandalorian"

Disney e ka publikuar fragmentin e ri për The Mandalorian, serinë artistike nga franshiza e Star Wars, të cilën e krijoi Jon Favreau për platformën streaming Disney+.

Pedro Pascal shfaqet në rolin kryesor të revolveristit ndërgalaktik, i cili me shumë gjasa vjen nga e njëjta racë luftëtarësh që na i dha gjuetarët e kokave Jang dhe Bob Fett.

Trileri i ri na i tregon skenat të cilat e kemi pasur tashmë rastin t’i shohim në videon e parë paralajmëruese, por sjell edhe pamje të reja, madje e kemi mundësinë t’i dëgjojmë disa fjalët e para nga goja e vetë Mandalorian.

Së bashku me Pascalin në rolin kryesor, në seri luajnë edhe: Carl Weathers, Nic Nolte, Gina Carano, Giancarlo Esposito dhe Werner Herzog, shkruan KOHA Ditore. Përveç Favreau, detyrën regjisoriale do ta kryejnë edhe Dave Filoni, Taika Waititi, Deborah Chow, Rick Famuyiwa dhe Bryce Dallas Howard.

Ngjarja e saktë e serisë po mbahet rreptësisht konfidenciale dhe do të duhej ta prisnim 12 nëntorin, kur të fillojë platforma streaming Disney+, në të cilën menjëherë do të jetë në dispozicion edhe seria “The Mandalorian”.