Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Seriali i “Disney” e rikthen Jon Bernthalin në rolin e The Punisher

Jon Bernthal

Janë publikuar pamjet e para të serialit të shumëpritur të bazuar në personazhin e popullarizuar të librave komik “Marvel”, “The Punisher: One Last Kill”.

Aktori Jon Bernthal rikthehet në rolin e protagonistit, Frank Castle, por gjithashtu edhe si bashkëskenarist i projektit, derisa regjinë e tij e ka bërë Reinaldo Marcus Green.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në serial, Frank kërkon kuptimin e jetës përtej hakmarrjes, kur një forcë e papritur e tërheq përsëri në botën e tij të errët. Ai përpiqet të jetojë në qetësi, por detyrohet të kthehet në veprim kur personazhi, Ma Gnucci, vendos një dëmshpërblim për vrasjen e tij, duke e shndërruar kompleksin e apartamenteve ku Franku jeton, në një fushë betejë vrasësish me pagesë.

Për të gjithë adhuruesit e heronjve të Marvelit, “The Punisher: One Last Kill” tashmë po shfaqet në platformën digjitale “Disney+”.