Viteve të fundit Jon Favreau është i zënë me Disney. Njeriu që e ka filluar MCU me Iron Manin aktualisht është duke punuar në adaptimin CGI-filmik të “Lion King”, ndërkohë që po e mbikëqyrë krijimin e serialit e Star Wars, “The Mandalorian”, i cili po përgatitet për Disney+.
Por në këto histori super-heroike, fanta-shkencore, Favreau në vitin 2014 arriti ta futë komedinë simpatike “Chef”, një projekt ky që e bëri për qejfi. Ai e bëri regjinë dhe skenarin e filmit dhe ishte në rolin kryesor si kuzhinieri i lodhur i restorantit, i cili e humbë pasionin e tij për gatim dhe e gjen atë në një vend të pazakontë përmes ushqimit të rrugës.
Favreau tani po e ringjall gatimin përmes reality serialit të vet të ri, “The Chef Show”, në të cilin ai dhe kuzhinieri Roy Choi i bashkojnë forcat për të bërë ushqime cilësore për miqtë e tyre.
Gjëja më interesante në këtë histori është se miqtë e Favreau janë në fakt Avengers dhe personazhe të tjerë të famshëm që mund t’i shohim në trailerin e parë. Në kuadrot e trailerit për serinë e re të Netflix në të njëjtën tavolinë e shohim Tom Holland, Robert Downey Jr., vëllezërit Russo, shefin e Marvelit, Kevin Feige. Por në mesin e të ftuarve është edhe Gwyneth Paltrow.
Favreau në rolin e Happy kthehet sivjet në Spider-Manin e ri, i cili në kinema mbërrin në fillim të korrikut, ndërsa ngjarjet rreth gatimit të tij në serialin “The Chef Show” do të jenë në dispozicion në Netflix më 7 qershor.