Aktori hollivudian, Brad Pitt, ka përmendur Paul Newmanin dhe George Clooneyn si dy meshkujt më të hijshëm në botë, në të kaluarën dhe të tashmen.
I pyetur nga “Vogue”, Pittit s’i është dashur të mendojë gjatë për të thënë dy emrat.
Për të kaluarën ai ka thënë se ky titull duhet t’i takojë aktorit të ndjerë amerikan Paul Newman. Pas lavdërimeve, Pitti ka thënë se Newmani “po plakej shumë hijshëm”.
Për Clooneyn, si mashkullin më të hijshëm aktualisht në botë, Pitti ka thënë se e veçon edhe si mik edhe sepse ai gjithmonë e zgjedh Pittin.
Përderisa Pitti s’ka pasur kurrë mundësinë të aktrojë krah Newmanit, ai dhe Clooney kanë bashkëpunuar në pesë filma në karrierë.
Artikuj të ngjashëm
-
Pse lidhjet e yjeve me partnere shumë më të reja vazhdojnë të ngjallin debat?
-
“Puthjet i kam vetëm për Duan” – postimi që hutoi adhuruesit e çiftit Dua dhe Callum Turner
-
George Clooney nuk do të puthet më me vajza nëpër filma
-
George Clooney: Njerëzit harrojnë që edhe aktorët plaken
-
Brad Pitt thotë se aktorët e rinj e shijojnë më shumë punën