Aktorët Brad Pitt dhe Sandra Bullock po luajnë “kile” me njëri-tjetrin, duke u paraqitur shkurt në filmat që janë duke i realizuar.
Fituesi i çmimit “Oscar” pritet të paraqitet në komedinë romantike “Los City of D”, ka raportuar “The Hollywood Reporter”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRoli i tij i vogël është bërë vetëm pak kohë pasi Bullock bëri një paraqitje të shkurt në filmin aksion të Pittit, “Bullet Train”. Sipas revistës, ishte ylli i filmit “Miss Congentiality” që nisi lojën me paraqitje të shkurtra nëpër filma.
Pasi që ajo ishte e angazhuar në rolin e producentes për filmin e ri, e pa si mundësi që në ekip të ketë edhe yje. Kështu telefonoi mikun e saj, Brad Pitt që pa hezitim pranoi rolin.
Në filmin “Los Ciyt of D”, Bullock luan rolin e një shkrimtareje që përfundon në një tentim kidnapimi teksa është në një turne me modelin e ballinës së librit, rolin e të cilit e luan aktori i njohur Channing Tatum.
Kjo do të jetë hera e dytë që Pitt dhe Bullock bashkëpunojnë, ani pse jo në rolet kryesore. Në muajin shkurt revista “Deadline” raportoi se ylli i filmit horror “Birdbox”, pranoi rolin në filmin e Pittit që është i bazuar në romanin japonez “Maria Beetle” të shkruar nga Kotoro Isaka.
Në fund të muajit prill, Pitt do të jenë në mesin e shumë prezantuesve për ndarjen e çmimeve “Oscar” që ishte shtyrë shkaku i pandemisë së koronavirusit.
Pasi u shty dy muaj shkaku i pandemisë, ceremonia pritet të mbahet në dy lokacione, “The Dolby Theater” dhe “Union Station” në Los Angeles.