Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Persona të famshëm janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në Montecito

Banorët e zonës ku jetojnë Princi Harry dhe Meghan Markle në Montecito të Kalifornisë, janë urdhëruar të evakuohen si pasojë e përmbytjeve.

Prezantuesja e njohur amerikane, Ellen DeGeneres, e cila po ashtu jeton në këtë zonë, e postoi një video në Instagram ku shfaqet përpara një përroi të tërbuar pranë shtëpisë ku ajo jeton me gruan e saj, aktoren Portia de Rossi. Ajo dëgjohet duke thënë se janë këshilluar nga autoritetet që të strehohen në vend, sepse për fat të mirë gjenden në tokë të lartë.

“Kjo është një çmenduri. Ky përrua që gjendet afër shtëpisë sonë nuk rrjedh kurrë. Kurse tani është stërmbushur dhe niveli i ujit pritet të rritet ende. Duhet të tregohemi më të mirë me nënën natyrë, sepse momentalisht ajo nuk është lumtur me ne”.

 

 

Edhe Zjarret në Los Angeles e detyrojnë Ben Affleck të shkojë në shtëpinë e ish-gruas Showbiz Zjarret në Los Angeles e detyrojnë Ben Affleck të shkojë në shtëpinë e ish-gruas

Banorët e qytetit Montecito, përfshirë këtu yjet e famshëm, Oprah Winfrey dhe Ariana Grande, janë urdhëruar të largohen nga shtëpitë e tyre nga departamenti lokal i zjarrfikësve.

Cikli i rrezikshëm i zjarrit dhe përmbytjeve po bëhet gjithnjë e më i zakonshëm në rajon. Një zjarr i egër në malet e Kalifornisë jugore në veri të Santa Barbaras në vitin 2019, i detyroi deri në 6,300 njerëz të largoheshin nga shtëpitë e tyre. Kurse në janar të vitit 2018, një rrebesh në malet e djegura së fundmi në lindje të Santa Barbaras, shkaktoi përmbytje masive mbeturinash që e dëmtuan komunitetin e Montecitos, duke shkatërruar shtëpi dhe duke i vrarë 23 njerëz.