Aktori i ndjerë dhe Dylani legjendar nga seria “Beverly Hills, Luke Perry” ka lënë testament. Siç është raportuar nga “Daily Maili britanik”, Perry thuhet se ua ka lënë të gjithë pasurinë e tij fëmijëve– vajzës më të re Sophie (18) dhe djalit më të madh Jack (21) të cilët i ka nga martesa e parë.
Ajo që e habiti publikun është fakti se aktori thuhet se nuk i la asgjë të fejuarës së tij Wendy Madison Bauer (44), terapistes dhe ish-aktores.
Luke dhe Wendy e kishin fshehur lidhjen e tyre nga publiku dhe shpesh nuk janë shfaqur së bashku, ndërkohë që e mbajtën të fshehtë edhe fejesën e tyre. Siç raportojnë mediat e huaja, ajo ishte me Perryn në momentet e fundit të jetës së tij, shkruan KOHA Ditore.
T’ju rikujtojmë, pasi që javën e kaluar Perry pësoi goditje në tru, ai vdiq në spital të hënën. Me të, përveç bashkëshortes dhe fëmijëve të tij, ishte edhe ish-gruaja Minnie Sharp, nëna e tij Ann Bennett, njerku Steve Bennett, vëllai Tom Perry, motra Amy Coder dhe shumë miq të tjerë të afërt.