Showbiz

Përmirësohet figura e “The Rock”, aktori u ankua për ngjyrën

Stafi i muzeut të figurave nga dylli “Musee Grevin” në Paris të Francës po punon me urgjencë për ta rregulluar figurën e yllit të Hollywoodit, Dwayne “The Rock” Johnson, raporton BBC. Kjo urgjencë për ta bërë përmirësimin e figurës së yllit erdhi pas ankesave nga fansat se figura po duket shumë e zbehtë në krahasim me lëkurën e “The Rock” në realitet.

Pasi kritika kryesore erdhi nga vetë “The Rock”, shefat e muzeut u zotuan se do ta rregullonin.

“Përmirësojeni figurën time të dyllit me disa detaje të rëndësishme, duke filluar nga ngjyra ime e lëkurës”, ka thënë “The Rock”.

Image

Drejtori i muzeut, Yves Delhommeau, ka thënë për agjencinë e lajmeve AFP se stafi i tij do të punojë gjatë gjithë natës për ta risjellë figurën nga dyllin në përputhje me pritshmërinë e fansave. Delhommeau ka thënë se po ashtu “The Rock” do ta vizitojë muzeun për të parë nëse ka modifikime të tjera që duhen bërë.

Muzeu lansoi figurën e yllit më 16 tetor dhe tregoi se artisti që e punoi, Stephane Barret, ishte mbështetur tek fotografitë që ta realizonte skulpturën nga dylli. Në një njoftim për shtyp, ai kishte thënë se ishte shumë punë e vështirë duke treguar se i ka ribërë 3 herë sytë e figurës.