Përfaqësuesit e këngëtarit Prince kanë bllokuar përdorimin e një prej këngëve të tij në projektin filmik “Melania”, me arsyetimin se artisti i ndjerë nuk do të dëshironte që muzika e tij të “lidhej me Donald Trumpin”.
Këtë e ka bërë të ditur producenti Marc Beckman, i cili ka qenë këshilltar i lartë i Melania Trump. Dokumentari, i realizuar nga regjisori Brett Ratner, ndjek Zonjën e Parë në javët para inaugurimit të dytë të bashkëshortit të saj, presidentit amerikan Donald Trump.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Fjalë për fjalë ishim gati për të vazhduar, dhe ky avokat që menaxhon pasurinë ka thënë: ‘Prince nuk do të donte kurrë që kënga e tij të lidhej me Donald Trumpin.’ Dhe ne thamë: ‘Por nuk është një film për Donald Trumpin! Ai shfaqet herë pas here, por filmi është i tëri për Melanian. Nuk është politik.’ Dhe ai e bllokoi. Është shumë qesharake”, ka thënë Beckman në një intervistë për Variety.

Marc Beckman kur i është kërkuar muzika e legjendës Prince (1958-2016)
Sipas producentit, edhe grupi i mirënjohur Guns N’ Roses ka refuzuar ta lejonin përdorimin e muzikës së tyre për shkak të ndasive politike brenda grupit.
“Djemtë e Guns N’ Roses janë të ndarë politikisht. Kishte një këngë të bukur që donim ta përdornim dhe njëri prej tyre, nuk dua ta përmend emrin, nuk është e drejtë, tha: ‘E keni. Vazhdoni.’ Ndërsa tjetri tha se: ‘Nuk ka asnjë shans.’ Na duhej miratimi i të gjithëve për ta futur në film. Ishte zhgënjyese për ne, sepse kemi shumë respekt për ta”, ka thënë ai.

Ai shtoi se edhe Grace Jones nuk u ka dhënë leje.
“Kishte një këngë që donim ta përdornim nga Grace Jones, padyshim kemi shumë respekt për të. Ajo, me sa duket, nuk e kapërceu dot pengesën politike, ani pse filmi nuk është politik. Ishte zhgënjyese. Është zhgënjyese kur njerëzit e vendosin politikën kaq shumë përpara”, ka thënë tutje ai.

Megjithatë, Beckman ka thënë se disa artistë të tjerë, që nuk do t’i priste askush, pranuan menjëherë.
“Disa nga artistët që nuk do ta mendonit kurrë se do të thoshin po, u hodhën menjëherë në projekt. Mendova: ‘Uau, tani e dua edhe më shumë këtë person’”, ka thënë ai.
Ai refuzoi të zbulojë emrat, duke shpjeguar se ata janë “të frikësuar” nga reagimi i fansave të tyre.
“Nuk dua t’i përmend, sepse u kam premtuar se nuk do t’i dëmtoj. Mund ta shkruani këtë. Disa prej tyre kanë frikë se, për shkak se baza e tyre e fansave është shumë liberale dhe progresive, mund t’i humbin fansat. Nuk ka arsye të lëndoj askënd. Respektoj punën e tyre dhe faktin që po përpiqen të fitojnë para dhe të kujdesen për familjet e tyre”, ka thënë ai.
Ndërkohë, edhe Jonny Greenwood nga grupi Radiohead kishte reaguar më herët, pasi një pjesë nga kolona zanore e filmit “Phantom Thread” ishte përdorur në dokumentar.

“Na është bërë e ditur se një pjesë muzikore nga ‘Phantom Thread’ është përdorur në dokumentarin ‘Melania’. Ndërsa Jonny Greenwood nuk zotëron të drejtat e autorit mbi kolonën zanore, Universal nuk e ka konsultuar atë për këtë përdorim nga palë të treta, gjë që përbën shkelje të marrëveshjes së tij si kompozitor”, ka thënë ai në një deklaratë të përbashkët me regjisorin Paul Thomas Anderson.
Beckman u shpreh i zhgënjyer nga ky reagim, duke qenë se është fans i madh i Radiohead.
“Është interesante, Radiohead është një nga grupet e mia të preferuara të të gjitha kohërave. Që ata dolën publikisht dhe u distancuan, mendoj se është pjesë e kohës së pafat në të cilën po jetojmë”, ka thënë ai.
Producenti ka këmbëngulur se dokumentari nuk është politik.
“Ne dolëm dhe krijuam një film të bukur që nuk hyn në asnjë lloj politike apo politikash publike. Muzika në atë moment është kaq perfekte, sinqerisht, isha shumë i lumtur që mundëm ta përdornim. Shpenzuam shumë para për gjithë atë muzikë dhe jemi të lumtur që ajo këngë është pjesë e filmit”, ka thënë ai.
VIDEO: Traileri i "Melania"