Showbiz

Për Ava Maxin është kompliment i madh që e krahasojnë me Lady Gagan

Foto: Twitter

Armanda Koçi, me emrin artistik Ava Max, mori famë ndërkombëtare me këngën e saj hit “Sweet But Psycho”. Dhe pothuajse në çdo artikull në lidhje me këngëtaren me origjinë shqiptare ajo krahasohet me divën e muzikës, Lady Gaga.

Por për yllin shqiptar në rritje ky është kompliment.

“Ajo ishte një nga divat më të mëdha të kohës sonë, dhe vazhdon të jetë”, tha 25-vjeçarja për Gay Times. “Ajo ndodhet në treg prej shumë kohësh dhe nuk do zhduket asnjëherë. Asnjë nuk mund të jetë si Lady Gaga. Pra është kompliment i madh për mua”, është shprehur ajo.

Max vuri në dukje dhe lidhjen gjeografike me Gagan: “Unë jam shqiptare, ndërsa ajo është italiane. Kështu që jemi fqinje pak a shumë”.

Këngëtarja së fundmi ka publikuar hitin e ri “So Am I” dhe për një javë ka grumbulluar mbi 7 milionë shikime në YouTube./oranews