Një pelerinë e Supermanit e veshur nga i ndjeri Christopher Reeve është shitur për madje 193.750 dollarë në ankand të hënën.
Artikulli nga filmi, i cili ishte në shitje përmes “Julien's Auctions”, seksionit Icons & Idols: Hollywood, ishte veshur nga Reeve në filmik ikonik të regjisorit Richard Donner dhe është një nga gjashtë pelerinat që u përdorën në film, shkruan KOHA Ditore.
Më herët ajo iu dha fansave si pjesë e një gare botërore për ta promovuar filmin, dhe erdhi me një fotografi të Reeve ku e zgjedh fituesin, një letër nga presidenti i DC Comics, si dhe redaktori dhe botuesi, etj.

Pas ankandit, pelerina e vendosi një rekord të ri botëror si "pelerina më e shtrenjtë e superheroit që është shitur në një ankand".
Gjithashtu, janë shitur kostume të veshura nga Patrick Stewart në Star Trek dhe kostumi i Dan Akroyd nga Ghostbusters II. Edhe pse fillimisht ishte paralajmëruar si artikull kryesor i ankandit, llulla e Bilbo Baggins, të cilin e luajti Ian Holm në trilogjinë e Lord of the Rings, nuk u shit në ankand.
-
Kostumi ikonik i Elvis Presleyt del në ankand
-
Fanella e famshme e finales së Botërorit shitet për 4.9 milionë dollarë
-
Fanella e Peles, në ankand për më shumë se 5 milionë euro
-
Kopja e rrallë e “Supermanit” shitet për 15 milionë dollarë
-
Piktura e rrallë e Gustav Klimtit shitet për 236.4 milionë dollarë