Aktori i njohur irlandez, Pierce Brosnan, e ka dhënë mendimin e tij rreth asaj se kush mendon se duhet ta portretizojë James Bonin në të ardhmen.
Ish-agjenti 007 i ka emëruar aktorët, Tom Hardy dhe Idris Elba, si të përshtatshëm për ta luajtur këtë rol.
{gallery}
Brosnan e portretizoi rolin ikonik të spiunit të imagjinuar, nga viti 19954 deri më 2002, duke qenë pjesë e filmave të suksesshëm në arkat filmike, si “GoldenEye”, “Tomorrow Never Dies”, “The World Is Not Enough” dhe “Die Another Day”.
Duke folur për revistën “People”, aktori tha se ndonjëherë ishte e lodhshme për të t’i përgjigjes gjithmonë pyetjes së njëjte, se kush duhet të angazhohet në filmat e ardhshëm “Bond”. Sidoqoftë, ai nuk ngurroi t’i përmend dy aktorët që ai mendon se janë zgjedhja e duhur për ta zëvendësuar yllin Daniel Craig.
“Në mendje më vjen Idris Elba. Ai e ka një prezencë të fuqishme në ekran dhe një zë të thellë e të fuqishëm. Besoj se do të ishte i mrekullueshëm në këtë rol. Po ashtu mendoj se Tom Hardy do të ishte një zëvendësim i mirë. Tom është shumë i aftë për realizimin e skenave aksion. Pra, që të dy këta aktorë do të ishin një zgjedhje e mirë”, tha Brosnan para se të vazhdonte tutje: “mendoj se tani që Daniel Craige ka lënë një gjurmë kaq të pashlyeshme si agjenti 007, producentët dhe regjisorët e këtyre filmave mund të bëjnë zgjedhje krejtësisht ndryshe. Por hamendja juaj është po aq e mirë sa imja, rreth asaj se kush mund të jetë Bondi i ardhshëm”.
Kjo nuk është hera e parë që aktori veteran e përzgjedhë Tom Hardyn, si personin ideal për t’u bërë James Bondi i ardhshëm. Në vitin 2018, Brosns tha se do të ishte i lumtur ta shohë yllin e serialit “Taboo”, duke e trashëguar këtë rol ikonik të kinematografisë.
Ndërkaq, në fillim të këtij viti, Idris Elba foli për spekulimet se ai po konsiderohet për ta portretizuar agjentin e Shërbimit Sekret të Britanisë së Madhe, “MI6”. Elba tha se kjo detyrë do të vinte me disa vështirësi dhe përgjegjësi të mëdha për të, marrë parasysh se do të bëhej aktori i parë me ngjyrë që e portretizon James Bondin.
Në të kaluarën këtë rol ikonik e kanë portretizuar aktorë të shquar të kinematografisë, si Sean Connery, Roger Moore, Timothy Dalton, Pierce Brosnan dhe të tjerë.
Daniel Craig e shënon paraqitjen e fundit si agjenti 007, në filmin e ardhshëm “No Time To Die”. Pas shtyrjes së datave të lansimit disa herë, si pasojë e pandemisë, ky projekt me buxhet të lartë planifikohet të lansohet për publikun e gjerë, më 30 shtator të këtij viti.