Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“Pearl Jam” paralajmëron LP-në e re dhe datat e turneut në Amerikën e Veriut

“Pearl Jam” i kanë gëzuar shumë fansat e rockut. Rockerët nga Seattle do ta publikojnë albumin e tyre të 11-të, “Gigaton”, më 27 mars. Kjo do të jetë hera e parë që po dëgjojmë materiale të reja nga bendi që prej albumit Grammy-fitues “Lightning Bolt” i vitit 2013. Singli pararendës “Dance of the Clairvoyants” do të dalë në treg javët e ardhshme.

Bendi gjithashtu do të niset në turneun 16-koncertësh në Amerikën e Veriut që fillon në Toronto më 18 mars. Turneu do t’i përfshijë edhe disa qytete kanadeze shtesë përfshirë Hamiltonin (24 mars), Otavën (20 mars) dhe Quebec City (22 mars).

"Procesi i krijimit të këtij albumi ishte një udhëtim i gjatë", shpjegon Mike McCready. “Ishte emocionalisht i errët dhe konfuz ndonjëherë, por gjithashtu një hartë emocionuese dhe eksperimentale rrugore për shpengimin muzikor. Bashkëpunimi me shokët e mi të bendit në Gigaton në fund më dha dashuri, vetëdije dhe njohuri më të madhe për nevojën për lidhje njerëzore në këto kohë”.

Kopertina e “Gigaton” përmban fotografinë e krijuesit të filmit dhe biologut detar kanadez Paul Nicklen, “Waterfall Ice”, shkruan KOHA Ditore. E bërë në Svalbard, Norvegji, kjo fotografi e përmban kapakun e akullit të Nordaustlandet ku bien vëllime të mëdha të ujit nga akulli i shkrirë.