Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Paul McCartney paralajmëron publikimin e albumit të ri

Paul McCartney

Paul McCartney

Foto: Associated Press

Këngëtari i njohur, Paul McCartney ka njoftuar se albumi i tij i ri solo “The Boys of Dungeon Lane” so të publikohet së shpejti. Ai e ka cilësuar atë si një projekt shumë personal i frymëzuar nga jeta e tij e hershme në Liverpool, ka raportuar The Guardian.

Legjenda e grupit të mirënjohur muzikor “The Beatles”, tashmë 83 vjeç, nuk tregon shenja ngadalësimi dhe rikthehet te rrënjët e tij me këtë album, i pari solo pas më shumë se pesë vjetësh.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Projekti fokusohet në kujtimet e hershme në Liverpool, shumë kohë përpara se fama globale e “Beatlemania” ta ndryshonte jetën e tij.

Traileri i albumit:

Në album, McCartney reflekton për fëmijërinë, prindërit dhe vitet e para me shokët e grupit John Lennon dhe George Harrison, periudha e qetë përpara se bota t’i njihte.

Kënga e parë, “Days We Left Behind”, vendos tonin e albumit dhe është frymëzuar nga rrugët dhe vendet ku ai u rrit, përfshirë zonën Dungeon Lane në Speke.

“Është një këngë kujtimesh. Shumë nga imazhet vijnë drejtpërdrejt nga lagjja ime e vjetër dhe nga jeta që bënte familja ime atje”, ka thënë Mccartney për këtë këngë.

Albumi përfshin edhe këngë të reja dashurie në stilin klasik të McCartneyt, duke kombinuar nostalgjinë me materiale të freskëta.

“Kjo është më shumë një këngë kujtimesh për mua. Titulli i albumit, ‘The Boys of Dungeon Lane’, vjen nga një varg i kësaj kënge. Po mendoja për ditët që kam lënë pas dhe shpesh pyes veten nëse po shkruaj vetëm për të kaluarën, por pastaj mendoj: si mund të shkruash për diçka tjetër? Janë shumë kujtime nga Liverpooli. Në mes përfshihet edhe një pjesë për Johnin dhe 'Forthlin Road', rruga ku kam jetuar. Dungeon Lane është afër aty. Kam jetuar në një vend që quhet Speke, një zonë punëtore. Nuk kishim shumë, por nuk kishte rëndësi, sepse njerëzit ishin të mrekullueshëm dhe as që e ndjeje mungesën”, ka thënë ai në një deklaratë.

Incizimet për albumin kanë nisur pesë vjet më parë, pas një takimi me producentin Andrew Watt, dhe janë zhvilluar mes turneve të McCartneyt në Los Angeles dhe Sussex.

Nga ana muzikore, albumi përfshin një gamë të gjerë stilesh, nga këngë rock dhe harmoni vokale, deri te momente më të thjeshta akustike, ku McCartney luan vetë shumë prej instrumenteve.

“The Boys of Dungeon Lane” vjen si vazhdim i albumit të vitit 2020, “McCartney III”.