Ylli i R&B dhe soul Patti Labelle është nderuar me një rrugë në vendlindjen e saj Philadelphia në Pennsylvani.
Një pjesë e qytetit Broad Street është riemërtuar në Patti LaBelle gjatë një ceremonie të martën.

Mbretëresha e soulit i falënderoi mijëra adhurues të cilët dolën për ta përshëndetur duke i argëtuar me një interpretim të improvizuar të hitit “Love, Need and Want You”, shkruan KOHA Ditore.
Duke e mbajtur një nga shenjat e reja të rrugës, ajo u tha të ftuarve se ndihej e bekuar dhe foli për faktin se si prindërit e saj dikur kishin ecur nëpër këtë rrugë përpara se ajo të lindte.
Artikuj të ngjashëm