Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Patti LaBelle largohet nga skena pas kërcënimit me bombë

Ikona e muzikës, Patti LaBelle, u largua me shpejtësi prej skenës nga sigurimi, kjo pasi e pranuan një kërcënim me bombë në koncertin e saj në Wisconsin.

Vetëm pas interpretimit të disa këngëve të Krishtlindjeve, autoritetet e detyruan ta zbrazin sallën ku po mbahej shou e këngëtares në Milwaukee.

Në pamjet që po qarkullojnë në mediat sociale, 78-vjeçarja LaBelle shihet duke u larguar e hutuar nga skena, e përcjellë nga disa burra. Pak kohë pas largimit të saj, teatri me 2.500 vende, i cili ishte pothuajse i mbushur, u evakuua gjithashtu.

Patti LaBelle largohet nga skena pas kërcënimit me bombë

Në mëngjesin e së dielës, kapiteni i policisë së Milwaukee, Warren Allen Jr, bëri të ditur se njësiti K9 e kishte kontrolluar teatrin dhe nuk u zbuluan mjete shpërthyese, çka nënkupton se nuk kishte asnjë kërcënim për publikun. Megjithëkëtë, hetimet rreth këtij rasti janë duke vazhduar ende.

Edhe Lionel Richie rikthehet në skenë pas vizitës në spital Showbiz Lionel Richie rikthehet në skenë pas vizitës në spital

LaBelle, e cila shquhet si legjendë e muzikës R&B dhe soul, nuk ka dhënë ende ndonjë deklaratë publike në lidhje me incidentin.

Udhëheqësit e Teatrit Riverside, kanë bërë të ditur se do të bashkëpunojnë me këngëtaren e famshme dhe ekipin e saj, për ta riplanifikuar koncertin për të gjithë fansat që tashmë i kishin blerë biletat për shou, por nuk arritën t’i shijojnë më shumë se dy këngë nga LaBelle.