Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Pasi u akuzua për tradhti Travis Scott poston fotografi krah Kylie Jennerit

Reperi i njohur, Travis Scott, ka qëndruar pranë Kylie Jenner derisa ajo ishte e veshur si nëna, Kris Jenner, në festën e ditëlindjes së 67-të të saj.

Kjo u bë e ditur nga vetë Scott, i cili publikoi një fotografi në Instagram, ku është parë duke pozuar krah Kyliet.

Postimi ndodhi disa ditë pasi u raportua se Travis e ka tradhtuar atë, gjë që 31-vjeçari e ka mohuar.

Image

Në fotografinë e ndarë nga Scott, shihet se si biznesmenja 25-vjeçare ka veshur një fustan të gjatë dhe një paruke të ngjashme me stilin e flokëve që mban e ëma, shkruan të dielën “Daily Mail”.

Disa ditë pas thashethemeve se Scott e kishte tradhtuar, Kyle vendosi ta thyejë heshtjen nëpërmjet rrjeteve sociale, ku më 31 tetor postoi disa fotografi në InstaStory ku shihej ajo dhe Scott duke festuar festën e Halloweenit me fëmijët e tyre.